
Pedagogu i Kriminalistikës Ervin Karamuço i konsideroi një kambanë alarmi vjedhjet e ndodhura gjatë ditëve të fundvitit në sheshin ‘Skënderbej’ dhe disa nga rrugët kryesore të Tiranës. Ndërsa e krahasoi natyrën e vjedhjeve me atë të grupeve “Piranjat” në Napoli, Karamuço tha se në total në kryeqytet kanë operuar plot 12 grupe hajdutësh. Pedagogu i Kriminalistikës tha se nëse dikur vjedhjet ndodhnin në banesa, sot ndodhi në rrugë, nga fëmijë dhe adoleshentë që instruktohen nga mentorët e tyre.
Policia s’ishte përballur me një fluks kaq të madh të grupit të adoleshenteve që të kryenin vjedhje të rrugëve. Adoleshentët kanë sulmuar pikat e biznesit të vogël duke vjedhur menjëherë dhe duke vrapuar jashtë. Kjo më kujtonte ato që në Napoli u quajtën grupet ‘Piranjat’. Kanë ndodhur shumë vjedhje të fëmijëve dhe adoleshentëve. Në sheshin ‘Skënderbej’ i kanë veçuar dhe u kanë marrë paratë me pistoletë lodër. Nuk u kanë marrë celularët, kjo tregon që kanë orientim nga mentorët e tyre. Edhe në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ‘Zogu i Parë’, kanë operuar 12 grupe hajdutesh. Kanë qenë romë, pa shkollë. Ky është një fenomen, është një kambanë alarmi. Policia duhet të ndryshojë strategji dhe të merret shumë me këta. Këta grupe që dalin sot në sheshe nesër do na trokasin në shtëpi me armë zjarri. Janë goditur dhe plagosur dy fëmijë. Policia duhet të kishte lajmëruar qytetarët. Disa fëmijë na ranë në kurthin e këtyre grupeve, sepse nuk e dinin që sheshi ‘Skënderbej’ do ishte hot spot për vjedhje. Njëri prej fëmijëve që është vjedhur është djali i një funksionari të lartë të ministrisë së Brendshme. Goditja me doreza hekuri është shumë e rrezikshme edhe për moshën që kanë. Policia duhet të dalë më shumë si civilë. Këta s’do pushojnë as pas festave, për të gjetur persona për t’i vjedhur. Duhet të ketë instruksion nga Policia e Shtetit. Ka ndodhur një ndryshim i madh, vjedhjet po bëhen në rrugë dhe jo në banesa. Kjo ka qenë edhe një habi e Policisë Kriminale. Disa i bëjnë edhe për hobi sepse u përkasin familjeve me mirëqenie...Janë sjellje adoleshentësh, deri diku të rebeluar, përpiqen të përfitojnë nga rrëmuja. Por shumica e rasteve vjen nga varfëria. Kanë një mentor që jep instruksione të sakta dhe i pret diku për të ndarë lekët. Janë në rrjetet sociale të gjitha videot”.
I pyetur mbi përplasjen mes efektivëve të Policisë, Karamuço tha:
Janë armiqtë e padukshëm, drutë e shtrembët. Mund të jenë edhe transportues edhe shpërndarës. Kemi testimin e drogës që është pezulluar, nuk e di pse është pezulluar. Ajo që nisi në fillim ishte gjë shumë e mirë edhe për të krijuar besim te qytetarët. Në rastin konkret ka pasur skemë të shëmtuar ku policë me njëri-tjetrin grushtoheshin. Kemi dy policët e famshëm që vidhnin qytetarët nga liqeni. Kemi djalin e një polici që përfshihet në një vrasje. Personin që ka qenë shkaktari i zënkën ishte djali i një funksionari të Policisë së Shtetit. Kemi 7 vdekje nga aksidentet për 5 ditë, është një alarm shumë i madh. Kanë ndodhur në disa hot spote që policia i di dhe nuk ka marrë asnjë masë”.
Teksa u ndal te vrasja e biznesmenit Papa, ai u shpreh:
Nëse hetimet do zhvilloheshin siç duhet, kjo ngjarje do zbulonte edhe vrasjen e një personi te TEG-u. Thuhet se këto ngjarje kanë lidhje. Policia duhet ta ketë të zbardhur edhe ngjarjen e parë dhe të dytën. Njëri nga atentatorët rezultoi që ishte i zonës. Zgjodhën të ishin në lokal, personi s’kishte armatim me vete, është përleshur me atentatorin. Atentatori është identifikuar. Janë dy persona që s’kanë pajtuar vrasës me pagesë, por kanë marrë hakun e shokut të tyre vetë”.
I pyetur mbi arrestimet në shtëpitë e barit në Angli, pedagogu i Kriminalistikës tha:
64 për qind të shtëpive të barit në Angli i menaxhojnë vietnamezët. Shqiptarët mund të jenë nënkontraktorë. Ka pasur një plan masash nga ana e policisë britanike, edhe me kompanitë e energjisë elektrike, për të identifikuar dhe arrestuar personat që merret me këtë aktivitet kriminal. Tashmë fenomeni po përhapet në Gjermani. Kemi shqiptarë të kapur në Veri të Gjermanisë, s’kishte ndodhur më parë”.
Karamuço tha se punonjësit e administratës publike duhet t’u nënshtrohen periodikisht testit të drogës.
Administrata publike duhet t’i nënshtrohet në mënyrë periodike testit të drogës. Duhet të ketë një vërtetim personaliteti, ku jetojnë, ku banojnë, me çfarë merren përtej punës, aksesorët e shtrenjtë, a i justifikojnë. Një nga personat e kapur në kufi me lëndë narkotike kishte akses në TIMS. A i kemi këta persona të besueshëm? Është një kambanë alarmi. Kur flasim për AKSH-in kemi dritë-hije të mëdha për mbrojtjen tonë kibernetike. Ka ardhur koha të bëhet transparencë e madhe për fondet dhe personat që punojnë aty”.



