Berisha dhe Alibeaj “përplasen” në KAS, caktohen relatorët për ankimimin

Berisha dhe Alibeaj “përplasen” në KAS, caktohen relatorët për ankimimin

Në mesnatë skadoi afati i vendosur nga Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për Partinë Demokratike që Lulzim Basha të firmoste si kryetar partie deklaratën solemne të parashikuar në Kodin Zgjedhor për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore.

Mirëpo, pa përfunduar ky afat PD e Alibeajt iu drejtua Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve.

Në fakt të dy grupet e PD-së, si ajo e Berishës edhe e Alibeajt, pas ‘luftës’ në Gjykatë dhe kërkesave të depozituara në KQZ, tanimë u ‘përplasën’ në KAS dhe kërkojnë zgjidhjen se cila PD do regjistrohet në zgjedhje.

Ditën e sotme, në orën 10:00 në KAS u hodh shorti për zgjedhjen e relatorëve për të trajtuar ankimimin e dorëzuar nga Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj për regjistrimin në zgjedhje.

Për ankimimin e “Foltores” është caktuar Ilirjan Rusmajli ndërkohë që sa i përket ankimimit të bërë nga PD zyrtare është caktuar Koli Bele.

Ndërsa Elvis Çefa u caktua për shqyrtimin e ankimimit të bërë nga 'Lëvizja Bashkë' e cila ankimoi gjithashtu vendimin e KQZ-së për mos ta regjistruar në zgjedhje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy