Masakër me 31 vrarë në një kopsht në Tajlandë, mes viktimave edhe fëmijë

Masakër me 31 vrarë në një kopsht në Tajlandë, mes viktimave edhe fëmijë

Të paktën 31 ​​persona janë vrarë pasi një ish-oficer policie hapi zjarr në një qendër parashkollore për fëmijë në Tajlandë.

Personi i armatosur është 34-vjeçari Panya Kamrab, i cili pas sulmit në Nong Bua Lamphu, në veri-lindje të vendit u largua me një kamionçinë, për t'i dhënë fund jetës pak më vonë.

Policia thotë se mes viktimave ka 23 fëmijë dhe të tjerët janë të rritur, raporton BBC.

Agresori të cilin e shikoni në fotografi, qëlloi me armë dhe goditi me thikë fëmijë dhe të rritur.

Motivi i ngjarjes mbetet i paqartë, ndërkohë që mediat në Tajlandë thonë se oficeri ishte shkarkuar së fundmi nga radhët e policisë.

Ngjarja e fundit e kësaj natyre në Tajlandë ndodhi në vitin 2020, ku një ushtar vrau 21 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në qytetin Nakhon Ratchasima.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy