
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zëvendësuar mandatin e deputetit të PDIU-së, Bujar Muça.
Elena Xhina, kandidatja pasuese në listën e PDIU-së për qarkun e Elbasanit, është deputetja më e re në Kuvend.
Xhina ka ushtruar profesionin e avokates dhe prej 2 vitesh mban postin e nënkryetares së Këshillit të Qarkut Elbasan.
Bujar Muça hoqi dorë nga mandati pak ditë më parë, duke e argumentuar vendimin me pamundësinë për mbajtjen e premtimeve para zgjedhësve për shkak të mospërmbushjes së objektivave të partisë së tj.



