Rama: Rikthimi i opozitës në çadër kërcënon hapjen e negociatave (VIDEO)

Rama: Rikthimi i opozitës në çadër kërcënon hapjen e negociatave (VIDEO)

Opozita po kërcënon procesin e shumëpritur të çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. Kjo ishte ajo çka theksoi kryeministri Rama në mbledhjen e sotme të Asamblesë së PS-së, ku po analizohet puna e qeverisë në 100 ditët e para të mandatit të dytë. Duke iu rikthyer seancës së fundit të Parlamentit për vitin 2017, kur u zgjodh kryeprokurorja e përkohshme, Rama tha se ajo që ndodhi në sallë ishte shprehja kulmore e dëshpërimit se reforma në drejtësi po bëhet përditë e më e pandalshme.

“Jemi në kushtet kur po kërcënohet një arritje e madhe: çelja e negociatave me BE. Po kërcënohet nga brenda Shqipërisë, nga frika e reformës në drejtësi. Kjo mund t’i sjellë Shqipërisë një dëm i jashtëzakonshëm. Strategjia e zgjerimit, që publikohet në shkurt, hedh poshtë të gjitha parashikimet se Shqipëria nuk do të jetë pjesë e saj. Ky është një stacion që duhet të konfirmojë vullnetin tonë për të mos e komprometuar nga brenda vendit. Kjo është e paimagjinueshme në historinë e kalimit të vendeve ish-komuniste në familjen e vendeve të BE-së. Nuk ka kohë njeri të merret me ne nëse ne vetë i hapim vetes një gropë mu në pragun e shtëpisë”, tha ai.  

Rama tha se opozita, pjesë e të cilës është tashmë edhe ish-aleatja LSI, i është rikthyer sërish çadrës. “Ne jemi në kushtet kur opozita e konsoliduar si kamp kundër reformës në drejtësi janë rikthyer në çadër, me të njëjtat kërcënime dhe qëndrim: moslejimi i çuarjes përpara të reformës në drejtësi”, tha ai.

Rama tha se qëndrimi në lidhje me reformën në drejtësi ishte arsyeja e prishjes së projektit të së majtës së bashkuar, falë të cilit PS-ja bashkëqeverisi me LSI-në në mandatin e parë.

“Ne rrezikuam qeverinë, por nuk lejuam të rrezikohet ecuria e reformës. U përpoqëm ta mbajmë gjalë Aleancën për Shqipërinë Europiane dhe projektin e së majtës së bashkuar, por pa kompromentuar reformën në drejtësi. Pikërkisht qëllimi ynë për të mos e komprometuar reformën në drejtësi ndau rrugët tona me aleatin qeverisës. U arrit një marrëveshje dhe baza e saj ishte që çadra të mbyllej dhe ata të vinin e të votonin vetingun. Pastaj të gjitha të tjerat me radhë. Ne ia dolëm duke pasur mbështetjen popullore për një reformë që e duan jo vetëm votuesit tanë, por edhe ata që nuk na votojnë, por edhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Pas kalimit me sukses të një mali të lartë të ngritur artificialisht në rrugën e Shqipërisë duke kërcënuar me një proces të cunguar zgjedhor, u gjendëm para akuzës se ne e kemi shkelur marrëveshjen. Ne jemi në kushtet kur opozita e konsoliduar si kamp kundër reformës në drejtësi janë rikthyer në çadër, me të njëjtat kërcënime dhe qëndrim: moslejimi i çuarjes përpara të reformës në drejtësi”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy