Retinopatia diabetike/ Okulisti Qamo flet për simptomat, pasojat dhe trajtimin e pacientëve të rrezikuar

Retinopatia diabetike/ Okulisti Qamo flet për simptomat, pasojat dhe trajtimin e pacientëve të rrezikuar

Prekja e syrit nga diabeti, e njohur si retinopatia diabetike, mbetet edhe sot një nga shkaqet kryesore të verbimit, sidomos tek personat në moshë aktive për punë.

Mjeku okulist Renis Qamo, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, shpjegon simptomat, mënyrat e diagnostikimit dhe trajtimit të kësaj sëmundjeje, e cila po shfaqet gjithnjë e më shpesh edhe tek të rinjtë. 

Retinopatia diabetike është ndër komplikacionet mikrovaskulare më të shpeshta të diabetit të tipit 1 dhe 2, dhe përbën një nga shkaqet kryesore të humbjes së shikimit.

Zbulimi dhe parandalimi në kohë janë thelbësore për ruajtjen e shikimit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve. Ndërkohë, diagnostikimi i vonuar dhe mosmjekimi i saj çojnë drejt ndryshimeve të rënda që me kalimin e kohës mund të përfundojnë në verbim të plotë.

Një nga problemet kryesore është se pacientët diabetikë shpesh nuk i ndjekin protokollet e rregullta të kontrolleve, gjë që i ekspozon ndaj rreziqeve serioze.
Pacientët me diabet e dinë që kanë një problem, por shpesh mendojnë se janë mësuar me të. Retinopatinë nuk e kuptojnë menjëherë, sepse simptomat janë të brendshme dhe fillimisht i ndjen vetëm pacienti.

Simptomat kryesore, përfshijnë humbje graduale të shikimit, njolla të zeza ose “floaters”, hije para syve, ndonjëherë edhe humbje të menjëhershme të shikimit në rast hemorragjie.

Dr. Qamo thekson se çelësi i suksesit është diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm, si dhe mbajtja nën kontroll e glicemisë. 

Ne mund ta rikthejmë syrin në gjendje më të mirë me trajtime, por nëse diabeti nuk kontrollohet, problemi kthehet njësoj sikur të lini një çezmë hapur, uji do të rrjedhë vazhdimisht.

Trajtimet përfshijnë injeksione intravitreale ose nw gjuhen popullore ‘gjilpëra në sy’, terapi me laser, deri te ndonjëherë ndërhyrje kirurgjikale në raste të avancuara.

Një tjetër shqetësim është ulja e moshës së pacientëve që preken nga retinopatia diabetike. 
Nëse më parë shfaqej kryesisht pas moshës 50 vjeç, sot shohim pacientë edhe 30-vjeçarë. Vetëm unë kam diagnostikuar rreth 10 pacientë të rinj.

Shanset për ruajtjen e shikimit ekzistojnë, nëse sëmundja kapet dhe trajtohet në kohë.
Me aktivitet fizik, mjekim të rregullt dhe kontroll të diabetit, komplikacionet mund të menaxhohen.

Mosmenaxhimi i diabetit, veçanërisht kur vlerat e glicemisë mbeten shumë të larta, 600, 700 mg/dl, rrit rrezikun e dëmtimeve të përhershme të syve.
Retinopatia diabetike zakonisht prek të dy sytë, dhe kur nuk kurohet në kohë, mund të shkaktojë humbje të pakthyeshme të shikimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy