Marrëveshja BDI-LSDM, për herë të parë kryeparlamentar shqiptar

Marrëveshja BDI-LSDM, për herë të parë kryeparlamentar shqiptar

Për herë të parë në Maqedoni, kryetari i Kuvendit do të jetë shqiptar, i cili do të dalë nga radhët e BDI-­së. Kështu informoi shefi i kabinetit të kryetarit të BDI­-së, Artan Grubi, i cili sqaroi se kjo marrëveshje u arrit të enjten mes partnerëve të ardhshëm të koalicionit qeveritar, LSDM dhe BDI, për formimin e institucioneve të Maqedonisë.

Në koordinim me grupet parlamentare janë tejkaluar dallimet mes subjekteve parlamentare në Maqedoni, ku kanë rënë dakord me përbërjen e Komisionit për Emërime dhe Zgjedhje, komision që do të udhëhiqet nga VMRO-­DPMNE-­ja.

Grubi tha se mbledhja konstitucionale e Kuvendit të Maqedonisë, e ndërprerë më 30 dhjetor 2016, do të vazhdojë të hënën.

Pas konstituimit të Kuvendit do të procedohet me zgjedhjen e kryetarit të tij. Mediet në rajon shkruajnë se, përmes burimeve të ndryshme është mësuar edhe emri i kryetarit të ardhshëm të Kuvendit të Maqedonisë, e duket se bëhet fjalë për deputetin Talat Xhaferi.

Ndërsa presioni perëndimor rritet gjithnjë e më shumë mbi Maqedoninë për të formuar institucionet dhe për t’i dhënë fund krizës, BDI-­ja dhe LSDM-­ja vendosën që të vijojnë procedurat për të anashkaluar presidentin Ivanov dhe për të vazhduar me krijimin e Kuvendit. 

Më herët, në kuadër të krizës që ka përfshirë Maqedoninë dhe në formë përgjigjeje ndaj pretendimeve perëndimore se Moska është një prej faktorëve, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov deklaroi se shpreson që vendet perëndimore të kuptojnë rrezikun e përpjekjeve për të destabilizuar situatën në Maqedoni.

Sipas tij, kriza është krijuar në shumë aspekte artificialisht nga Perëndimi, që po sjell përpjekje për të përçarë shoqërinë në Maqedoni./tch 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy