
Të tjera lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm në vend.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në vend janë regjistruar pësë lëkundje tërmeti, për fat me magnitudë të vogël.
Sipas të dhënave të publikuara nga IGJEUM, lëkundja me e fundit e regjistruar për datën 9 dhjetor është ajo e orës 05:41 me epiqendër Gjirin e Lalëzit, në një thellesi 7 km dhe me magnitudë 2.1.
Ndërkohë që lëkundja me magnitudë me të lartë, 3.9 për këtë datë është ajo e regjistruar në orën 05:29 me epiqender në Shetaj, Kepi i Rodinit dhe thellësi 31 km.




