Një problem në sistemin e regjistrimit të të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë që të mos reflektohen të dhënat e koronavirusit për një prej vendeve më të prekura. Për këtë arsye, Brazili ka reflektuar një rënie drastike të vdekjeve dhe rasteve të reja në tabelat e përditshme botërore që raportojnë ecurinë e Covid-19. Për shkak të problemit në sistem, disa prej shteteve të Brazilit nuk kanë raportuar të dhëna që prej të martës.
Në total, sipas mediave braziliane, vendi ka regjistruar 256 vdekje nga Covid-19 në 24 orët e fundit, duke arritur një total prej 162 035 vdekjesh që nga fillimi i pandemisë. Si rezultat, mesatarja lëvizëse e vdekjeve në Brazil në 7 ditët e fundit ishte 353. Ndryshimi ishte -24% krahasuar me mesataren e 14 ditëve më parë, duke treguar një trend në rënie të vdekjeve nga Covid.
Brazili është një nga vendet më të goditura nga Covid-19. Ai është renditur i treti pas SHBA-ve dhe Indisë për numrin më të madh të rasteve në bota.



