Mes tensionesh nga protesta e PD, konstituohet Këshilli i ri bashkiak  me kryetare Brisela Kadia, reagon Basha (VIDEO)

Mes tensionesh nga protesta e PD, konstituohet Këshilli i ri bashkiak me kryetare Brisela Kadia, reagon Basha (VIDEO)

Shkodra tashmë është me një Këshill të ri Bashkiak.

Është zgjedhur me 47 Vota kryetare e këshillit bashkiak Shkodër,  Brisela Kadia, ndërsa dy vota kanë qenë të pavlefshme. Po kështu janë zgjedhur edhe tre nënkryetarët e Këshilli Bashkiak. Ata janë Arvid Osja, Tereze Brigja dhe Suada Selimaj.

Kryetarja e Re ka thënë se do të jetë e drejtë dhe e paanshme.

" Ky këshill fillon punë në një situatë të pazakonte, ku disa parti kanë lënë jashtë votuesit e tyre. Do të punojmë për të gjithë. Kjo detyrë që më është besuar do të jem e drejtë dhe e paanshme ne të drejtë të ligjit për të shërbyer për Shkodren dhe shkodranët" ka thënë ndër të tjera Kadia.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas tensioneve në Shkodër dhe kur mbledhja e konstituimit të Këshillit Bashkiak kishte përfunduar.

Në një reagim në Facebook, Basha shkruan se beteja në Shkodër është beteja e çdo shqiptari. Më tej numri një i opozitës tregon dhe qëllimin e protestave, ku shkruan se duan që t’i nxjerrin nga zyrat e luksin politikanët dhe tu vënë prangat.

POSTIMI I BASHES

"Beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, padrejtësinë dhe arrogancën e Hajdutit Psiqik.

Qëllimi ynë është t’i nxjerrim këta banditë dhe hajdutë nga institucionet, nga parlamenti, nga bashkitë e pushtuara dhunshëm, t’i nxjerrim nga lokalet dhe hotelet luksoze, t’i nxjerrim nga studiot e mediave të kapura, t’i nxjerrim nga ekonomia, e t’i çojmë para ligjit. Tu vëmë prangat dhe t’i pastrojmë institucionet dhe rrugët e Shqipërisë, të pastrojmë ekonominë shqiptare nga këta banditë dhe hajdutë dhe t’ua kthejmë Shqipërinë njerëzve.#ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk", 

Ndërkohë gjatë mbledhjes, përfaqësuesja e PD dhe kryetarja e qarkut të Shkodrës, Greta Bardeli edhe pse është lejuar paqësisht që të hyjë brenda ambienteve ku po konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës, është ngritur në mes të mbledhjes dhe ka hedhur akuza ndaj Partisë Socialiste dhe mbledhjes që po organizohet.

" Kjo është mbledhje ilegjitime. Keni shkelur me këmbë për 45 vite qytetin tim. Do mbani përgjegjësi jo vetëm kushtetuese por edhe penale. Është turp" ka thënë Greta Bardeli.

 Konstituimi i Këshillit bashkiak në Shkodër/ Nisin tensionet mes protestuesve dhe policisë

Ndërsa në Bibliotekën e Universitetit të Shkodrës është duke u konstituuar këshilli monopartiak i bashkisë, jashtë saj qindra qytetarë janë duke protestuar.

Kësisoj, raportohet se kanë nisur përplasjet e para mes policisë dhe militantëve të Partisë Demokratike në Shkodër.

Mbështetësit e PD duan të hyjnë brenda ambienteve të universitetit, aty ku po zhvillohet mbledhja e Këshillit dhe konstituimi i këtij këshilli.

Ata duan të hyjnë brenda, ndërkohë që në gatishmëri janë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të mos lejuar çarjen e kordonit.

  Shkodra sot proteston kundër këshillit bashkiak ilegjitim, PS ndryshon vendin e ceremonisë së konstituimit 

Prefekti i Shkodrës, pavarësisht se Valdrin Pjetri, i zgjedhur si kreu i Bashkisë Shkodër nga zgjedhjet e 30 qershorit dha dorëheqjen, ka thirrur për sot mbledhjen për konstituimin e Këshillit Bashkiak.

Ky vendim është kundërshtuar nga Partia Demokratike, e cila e ka quajtur antikushtetues dhe një manovër për të uzurpuar Bashkinë Shkodër.

Kësisoj, Partia Demokratike, dega Shkodër, do të mbajë sot në orën 10:00, para Prefekturës, një protestë paqësore për mbrojtjen e vlerave të demokracisë e të dinjitetit tonë si qytetarë të Shkodrës.

PD ka deklaruar se ne nuk duhet kurrsesi të pranojmë konstituimin e një këshilli ilegjitim e aq më pak në rektoratin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

“Aty ku krejt pranë, 30 vite më parë jemi mbledhur të gjithë pa asnjë ndasi politike,të majtë e të djathtë për rrëzimin e regjimit komunist, pikërisht vendin që me 2 Prill, 4 dëshmorët e Demokracisë e lanë me gjakun e tyre e ku qindra të tjerë u plagosën.

Rilindasit zgjodhën ish-Komitetin e partisë për të konstituar këshillin ilegjitim vetëm për të provokuar qytetarët e Shkodrës. Ne nuk mund të pranojmë të jemi dëshmitarë të vendosjes së një tjetër regjimi.

I bëjmë thirrje Edi Ramës të mos luajë me zjarrin, të mos luajë me Shkodrën! Shkodra do të dijë sërish t’i dalë për Zot vetes. Prandaj i ftojmë të gjithë të bashkohen me ne,për dinjitetin e qytetit tonë,për dinjitetin e Shkodrës!” përfundon thirrja e PD.

Ndërkohë merret vesh se është ndryshuar vendi ku do të mbahet mbledhja. Mësohet se se konstituimi do të mbahet pranë bibliotekes së Universitetit të Shkodrës. me fillim prej orës 11. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy