
Gjatë fjalës së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama njoftoi planin për uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 101. Këshilltari bashkiak i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës Ilir Alimehmeti tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN se kjo gjë i intereson vetëm Ramës që të ketë sa më pak debat dhe diskutime.
Edi Ramës i intereson të ketë sa më pak debat, sa më pak diskutim, Parlamenti të jetë sa më i vogël, sa më i banalizuar, sa më i parëndësishëm, mundësisht të merren vetëm me batuta ose me ndonjë meme, në vend të merren me diskutime të thella. Kjo është në linjë edhe me llojin e karakterin që e do vëmendjen të përqendruar tek vetja dhe tek askush tjetër. Gjithçka vendos ai dhe është ai. Dhe me Parlamentin do të bëjë të njëjtin gjë.
I ndalur tek emrat e rinj të kabinetit Alimehmeti tha:
Janë të parëndësishëm emrat individual, pasi çdo gjë që bëjnë urdhërohet nga lart.
Kryemanipulatori i emëron , i heq, pa asnjë lloj rëndësie nga ana politike. E komandon partinë me shkop.



