
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari për zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK, deklaroi se janë të lodhur nga deklaratat.
Kanë përpara dosjen e inceneratorëve, e mbyllën për Fierin dhe kemi dërguar në gjykatë Lefter Kokën dhe Alqi Bllokën. Ai që e propozoi është në burg, ai që e miratoi jo.
Sistemi i drejtësisë është totalisht i izoluar për të mos u prekur Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Në inceneratorin e Tiranës, ku Veliaj u përfshi me firmën e tij dhe anashkaloi Këshillin Bashkiak përditë shqiptarët paguajnë 80 mijë dollarë në ditë, për një gjë që nuk funksionon.
Duke folur nga studio e MCN Live, Braimllari deklaroi se nuk paragjykon punën e asnjë prokurori, por se shqiptarët presin akte kurajoze për të shkuar tek e vërteta.
SPAK u krijua jo vetëm për një punonjës poste, dhe njësie administrative në X zonë të Shqipërisë.
Por u ngrit si strukturë e posaçme për korrupsionin në nivele të larta. Ku është Rama, Veliaj?
Nëse do kishim pasur proces hetimor korrekt, minimumi nuk do kishim katër mandate të tjetërsuara të Shqipërisë, se me këtë proces u blenë dhe deformuan këto mandate.
SPAK ka kohën e veprës dhe jo të fjalës. Deri tani kemi dëgjuar pafund.
Lidhur me amnistinë fiskale, ai tha se nuk është në shërbim të ekonomisë dhe qytetarëve shqiptarë, por në shërbim personal të Edi Ramës.
Amnistia fiskale nuk ka si synim kthimin e parave te emigrantëve në Shqipëri, por pastrimin e parave të Edi Ramës.
Kanë grabitur aq shumë para, dhe duan të gjejnë një mënyrë si ti pastrojnë.
Ndërkombëtarët nuk mund ta pranojnë, se keni raportin e DASH të përvitshëm, të sigurisë të BE që e thonë qartë se çdo vit Shqipëria është burim i pastrimit të pastrave të pista, të trafikut të drogës dhe trafikut të qenieve njerëzore.
Nuk ka amnisti fiskale se emigrantët që kanë vite jashtë i kanë integruar paratë atje.
Kjo është për pastrimin e parave të Edi Ramës dhe enturazhit të tij.
Kjo është një çështje shumë e rëndë e cila ka të bëjë me pastrimin drejtpërdrejtë të parave me Portin e Durrësit.



