Nëntë akuza të reja janë ngritur kundër Hunter Biden , djalit të Joe Biden, presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Akuzat e reja federale janë përfshirë në një dokument prej 54 faqesh të paraqitur në gjykatën federale në Los Anxhelos.
Ato variojnë nga evazioni fiskal deri te deklarimet e rreme dhe nëse këto akuza vërtetohen Hunter Biden rrezikon deri në 17 vjet burg.
Këto akuza i shtohet atyre për shkelje të ligjeve për armët e zjarrit, mbi të cilat po punon superprokurori David Weiss.



