“Punon për Bashën, kundër PD-së”, Berisha i kërkon dorëheqjen Alibeajt (DEBATET)

“Punon për Bashën, kundër PD-së”, Berisha i kërkon dorëheqjen Alibeajt (DEBATET)

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar sot dorëheqjen kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, mëson MCN TV.   Berisha i ka thënë Alibeajt se ke dalë kundër partisë, duke apeluar pa asnjë tagër në gjykatë një proces që e kanë pranuar demokratët.  Ndërkaq Alibeaj i është përgjigjur Berishës duke u shprehur se ish-kryeministri ka pushtuar selinë blu.

 

Pjesë nga debati:

Berisha: Rishiko pozicionin sepse ti punon kundër PD për interes të Bashës i cili kontrollohet nga Rama. Përbashkimi i PD ka patur vështirësi, por ekziston një vullnet i gjerë si në bazë, si te deputetëve, për të zhbërë një periudhë të shkurtër përçarje. Nuk erdhëm si pushtues, të dhashë dorën kur erdhëm. Pa asnjë tagër Alibeaj padit PD-në në gjykatë. Padit një proces që demokratët e kanë pranuar. Yuri Kim ka bërë presion në gjykatë.

Alibeaj: Kam shumë respekt për ju doktor. Por në cilësinë time duhet që ta apeloja vendimin e gjykatës. Unë nuk e kam bërë në titull personal ankimin. Vendimi i gjykatës mendoj se është i paligjshëm, kur të flasë Apeli do e pranoj i pari.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy