
Greqia ka regjistruar 842 raste të reja me Covid nga të cilat 13 u identifikuan në pikat kufitare.
Shifra këto që e çojnë numrin e përgjithshëm të të infetuarëve që prej fillimit të pandemisë në 153.226.
21 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid, me një total prej 5692 viktimash.
Mosha mesatare e qytetarëve që kanë vdekur është 79 vjeç dhe 95.4% kishin sëmundje shoqëruese.
283 persona po trajtohen me intubim në spitale. Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç.



