Të burgosur me probleme mendore/ Shehri: Problemi aktual që në 1997, nevojiten institucione të veçanta për ta (VIDEO)

Të burgosur me probleme mendore/ Shehri: Problemi aktual që në 1997, nevojiten institucione të veçanta për ta (VIDEO)

Të burgosurit në Shqipëri, të cilët janë më probleme mendore, nuk kanë një spital të posaçëm i cili do të jetë enkas për trajtimin e tyre.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Sajmir Shehri, tha në studion e “MCN live” që kjo problematikë është që në kohën kur ai ishte drejtor dhe se prej më shumë se 20 vitesh kërkohet ndërtimi i një spitali të posaçëm për trajtimin e të sëmurëve të burgosur.

Kjo problematikë është që në vitin 1997, ndërkohë që në vitin 2018, është amandamenduar duke u dhënë të drejtë që të trajtohen në institucione të specializuar dhe janë bërë hapa përpara pro edhe në atë kohë, kanë qenë disa lëvizje të vogla, sepse ishte shqetësim i ngritur të cilët kërkonin që të zbatohej ligji për këta njerëz.

Këndvështrimi i institucioneve në këtë kategori që nuk u japin shumë rëndësi sistemit të tyre në një institucion të veçantë.

Kemi persona të cilët nuk kanë izoluar, dhe ata kanë qenë të predispozuar që të kryejnë krime të shëmtuara në shumë raste, kështu që duhet të jepen rëndësi të ndërtohet një institucion të veçantë.

Sipas Shehrit, në shumë raste ata më shumë janë trajtuar si të burgosur, sesa të sëmurë mendor.

Asnjëherë nuk janë plotësuar kushtet për trajtimin e tyre, sepse nuk ka pasur një investim të tillë, që të gjithë atyre tu shërbejnë.

Shërbimi i tyre nuk është marrë asnjëherë i plotë, më shumë janë trajtuar si të burgosur, se sa si të sëmurë mendor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy