Silvinjo: Jam i kënaqur me paraqitjet e Shqipërisë. Euforia? Ta shfrytëzojmë këtë moment

Silvinjo: Jam i kënaqur me paraqitjet e Shqipërisë. Euforia? Ta shfrytëzojmë këtë moment

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, në një intervistë ekskluzive në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se është i kënaqur me paraqitjet që Shqipëria ka treguar në tre ndeshjet nën urdhrat e tij. Silvinjo deklaroi se menaxhimi në dhomat e zhveshjen ndaj Ishujve Faroe ishte i vështirë, ndërsa zbuloi edhe bisedën që kishte me lojtarët në pushimin e pjesës së parë. "I kënaqur edhe për paraqitjen, e cila ishte e mirë në tre ndeshjet. Futbollistët ishin aty, të organizuar në fushë, me mendjen e duhur për të luajtur një ndeshje futbolli. Po flas edhe për Poloninë, një ndeshje që ishim në garë deri në dy minutat e fundit për të barazuar. Por, mirë, i kënaqur pasi tani i njoh më mirë lojtarët apo ata më njohin mua dhe stafin, ku jemi 7-8 persona. Natyrisht punën e bëj unë si trajner i parë, por ka rëndësi edhe kjo njohja mes lojtarëve dhe stafit, çka më jep kënaqësi. Me Ishujt Faroe, ishte e vështirë, për ta menaxhuar në dhomat e zhveshjes, pasi u ndodhëm në një situatë të vështirë. Duhet ta mbyllësh ndeshjesh. Duhet ta kishim mbyllur pasi ishim superiorë në ato momente:1-0, më pas penalltia dhe më vonë një tjetër shans i shpërdoruar dhe një minutë para se të futesh në dhomat e zhveshjes i jep mundësi kundërshtarit të të shënojë gol. Ai është momenti vendimtar, pasi nëse skuadra humbet qetësinë, humbet ndeshjen. Nëse një lojtar i prapavijës del përpara dhe lë pozicionin, nuk është mirë. Ndeshja fitohet vetëm kur je i organizuar fort dhe mirë. Dhe aty më kuptuan lojtarët. Pasi u thashë: ‘Duhet të luajmë të qetë dhe të kthjellët, me intensitetin e duhur të lojës, por mbi të gjitha, të organizuar. Pasi vetëm kështu fitohet ndeshja.’ Pastaj lojtarët bënë mirë kur u futën në pjesën e dytë, shënuan golin e dytë dhe të tretë dhe sipas meje e merituam. Një fitore e mirë ajo në Ishujt Faroe.", tha tekniku brazilian. I pyetur për euforinë, Silvinjo deklaroi se ky moment duhet shfrytëzuar, ndërsa më tej theksoi se festa për të ka përfunduar. "Flasim për eufori. Unë them se duhet të flasim për të shfrytëzuar këtë moment që po kalojmë pas këtyre fitoreve dhe euforia mund të qëndrojë. Mendoj se kur punohet mirë dhe rezultati shihet, sigurisht që na mungon shumë dhe pikërisht atë moment duhet ta shfrytëzojmë. Dhe nëse e shfrytëzojmë mirë, është 50 përqind e punës, dhe nuk flas për eufori, por për ta shfrytëzuar momentin. Kjo është gjë e mirë dhe lojtarët janë të bindur se bëmë mirë, kemi ende shumë për të bërë, t’i marrim ndeshjet me radhë. Këtë duhet të bëjmë, s’ka rrugë tjetër. Unë kur dhashë konferencën e shtypit në fillim jam shprehur se nuk është një grup i lehtë, pasi në një ndeshje të vetme përgjatë 90 minutave mund të ndodhin shumë gjëra. Dhe sipas meje, mbeten ende 5 ndeshje të tjera, për ne janë si 5 finale dhe duhet të ecim me 100km në orë, pasi secila është shumë e rëndësishme dhe numri 1 është Republika Çeke. Festa për njerëzit nuk ka mbaruar, ndërsa për mua po.", u shpreh Silvinjo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy