
Drejtuesi i Nisma ‘Thurje’, Endri Shabani tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se koncensioni për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale është vetëm një nga aferat e denoncuara dhe se ka qenë çështja e parë e dërguar në SPAK. Duke vijuar shpjegimin e tij, Shabani tha se fakti që hetimi ka marrë 3 vjet kohë e ka lehtësuar në një farë mënyrë ish-ministrin Beqaj dhe theksoi se shpesh pasurimin e disa personave shqiptarët duhet ta paguajnë me jetë.
Arsyeja pse ne e kemi denoncuar këtë koncension, që nuk është i vetmi kemi denoncuar pasi kemi denoncuar dhe inceneratorët dhe disa çështje të tjera. Inceneratorët kanë marrë drejtim.
E protokolluar si çështja 0.01 ne kemi shkuar në SPAK dhe kemi dorëzuar informacionet për të kërkuar hetimet. Fakti që ka marrë kohë e ka lehtësuar pak ministrin aktual. Problem kryesor është që me këto para që mund të ishin kursyer mundej që gjatë pandemisë të kishim spitale më të përgatitura dhe do kishin vdekur më pak shqiptarë. Shohim si korrupsioni ka pasoja imediate që kanë të bëjnë me jetën e njerëzve. Pasurimin e ketyre ne shpesh duhet ta paguajmë me jetë.
Shabani tha më tej se fakti që Beqaj ka qëndruar rreth 8 orë në SPAK është një tregues që gjatë këtyre 3 viteve, janë akumuluar mjaftueshëm materiale. Drejtuesi i Nisma Thurrje tha që tashmë nuk mjafton vetëm dënimi i fajtorëve, por theksoi se shqiptarëve duhet t’i kthehen pasuritë e vjedhura.
Nuk e di, nuk jam në dijeni të brendësisë së procesi. Fakti që ka shpenzuar orë besoj që është tregues që gjatë këtyre 3 viteve SPAK ka akumuluaar mjaftueshëm materiale, ministri ka pasur pretendimet e tij. Ne duam të kuptojmë nëse në fakt jemi përpara fundit të pandëshkueshmërisë. Kemi 30 vjet që shohim se këta ndërtojnë resorte e ne vdesim në spitale. E rëndësishme nuk është vetëm dënimi, nuk mjaftojnë të hyjnë në burg e neve të mos të na kthehet pasuria Këtyre u duhet konfiskuar pasuria, dhe i duhet rikthyer shqiptarëve ajo që është vjedhur.
Shabani tha se denoncimi për këtë koncension është i mbështetur në disa pika ku një ndër to ka qenë dhe arsyeja se pse ka qenë e nevojshme të jepej me koncension ky shërbim apo dhe çmimi i tij.
Problemi i parë është pse ka qenë e neojshme të jepej me koncension ky sherbim. Jemi para rasteve që spitalet e kanë bërë historisht, bëhet fjalë për larjen e mjeteve kirurgjikale, e dyta është çmimi, e treta është pozita. I gjithë procesi bëhej në spital me mjetet e spitalit. Vjedhja dhe abuzimi është kaq i tarshë, arroganca kaq e madhe. Jep një koncension që është 17 herë më i lartë se çmimi i tregut dhe bëhej sërish në kushtet e spitalit. Pse duhej dhënë ky koncension.
Pse nuk ka pasur një tenderim, ok u vlerësua se duhet të ishte i jashtëm po pse u dha pa prokurim publik. Problemi tjetër është që kontrata që është lidhur mes koncensioarit dhe shtetit e ka vendosur shtetit në një pozitë infriore. Nëse shteti kishte nevojë për të dezinfektuar më shumë instrumente ndëshkohej me gjobë. U vendos shteti në një presion. Asokohe qarkulloi dhe një udhëzim që i kërkonte mjekëve të mos bënet shumë operacione se do u paguhej më shumë koncensionare. Gjithë ky stres që të pasurohet një koncensionar.
Këtu jemi përpara një arrogance të disa njerëzve që kanë menduar se në këtë vend mund të bësh gjitha. E shohim me optimizëm avancimin që ka bërë shtet. Nuk mjafton vetëm dënimin, duam dhe kthimin e parave.
Patjetër, nuk kishte se çfarë thoshte tjetër, mesa kuptova Beqaj ende nuk është marër nën hetim, nga deklarata ende nuk është i akuzuar. Nëse do kemi akuza statusi do të ndryshojë, do shohim çfarë do bëjë SPAK. Fakti që kalojnë 3 vjet parashkrohen disa vepra penale. Duke u parashkruar nuk ka më objekt që duhet të hetojë.
Gjatë këtyre 3 viteve SPAK ka hetuar, ndaluar subjekte të tjerë. Kjo është çështja e parë, duhet të kishte marrë prioritet. Nëse këto para do të ishin kursyer shumë shqiptarë do të ishin ende gjallë pasi do të kishte më shumë para për tu investuar gjatë pandemisë.
Mos harroni kur e çuam këtë çështje në SPAK opozita thoshte se nuk jemi babysiter i SPAK, nëse SPAK jep rezultat ky është shembull si duhet bërë opozitë në këtë vend. Mendoj që kjo është rruga, rrugë institucionale ku mobilozhen institucionet.



