Ilir Beqaj: Do të konfirmojmë zgjedhjet e mëparshme në Shkodër, synojmë 4 mandate

Ilir Beqaj: Do të konfirmojmë zgjedhjet e mëparshme në Shkodër, synojmë 4 mandate

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj deklaroi sot në një intervistë në edicionin e lajmeve të MCN TV, se PS synon të marrë në Shkodër 4 mandate.

Sipas Beqajt në zgjedhjet e 25 prillit në Shkodër ka një situatë të larmishme dhe disa parti synojnë të kenë të paktën një mandat. Drejtuesi politik i PS po ashtu shtoi se ndryshe nga shumë bashki të tjera të djathta në vend, të cilat kanë bashkëpunuar me qeverinë, bashkia e Shkodrës nuk ka pranuar dhe kjo sipas tij është vënë re edhe nga qytetarët.

Intervista e plotë e Ilir Beqajt:

Beqja, ju jeni drejtues politik i PS-së për qarkun Shkodër, ndoshta qarku më i vështirë për socialistët. Cilat janë objektivat tuaja në zgjedhjet e 25 prillit?

Beqja: Unë besoj se tashmë që kemi skuadrën e plotë po shpaloset plani ynë i veprimit deri në 2025-ën. Ne në Shkodër në këto zgjedhje do të konfirmojmë edhe zgjedhjet e mëparshme.

Shkodra ka një specifikë këtë radhë për shkak të situatës së krijuar me pushtetin vendor. Si mund të ndikojë ky lloj impakti në votën e qytetarëve të Shkodrës?

Beqja: Ne patëm një aksident në zgjedhjet vendore në 2019-ën, por Shkodra gjithnjë është qeverisur në bashki nga e djathta, por ajo çfarë është lënë pa bërë është shumë e madhe dhe ndryshe nga shumë bashki të djathta, bashkia e Shkodrës nuk ka pranuar të bashkëpunojë me qeverinë dhe kjo është vënë re edhe nga qytetarët.

Me çfarë bilanci përballet në këto zgjedhje në Shkodër PS-ja dhe qeveria e saj Beqja?

Beqja: Është bilanci me reformën në drejtësi, me reformën në taksim, me reformën në energji. Në Shkodër ka reforma shumë të rëndësishme. Puka është shembull i transformimit urban. Apo disa vende janë sot të aksesueshme falë investimeve tona. Po ndërtohet rruga që të çon në Theth, në Drisht dhe për të mos folur për ndryshimet në sistemin arsimor dhe shëndetësor. Aty ku ka vend për të vijuar është në si sistemin e bujqësisë.

Në këto zgjedhje kandidojnë edhe zonja Topalli me subjektin e saj si dhe Tom Doshi që kanë pikë të fortë Shkodrën. E ndihmojnë apo e shtojnë vështirësinë për PS-në përfshirja në garë e këtyre dy politikanëve duke parë edhe në raport me sistemin zgjedhor?

Beqja: Unë besoj që në Shkodër ka një situatë të larmishme dhe disa synojnë të kenë të paktën një mandat, por plani i veprimit pavarësisht çfarë ndodh me kundërshtarët na rezervon 4 mandate.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy