106 vjet nga Kongresi i Lushnjës për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë

106 vjet nga Kongresi i Lushnjës për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë

Sot bëhen 106 vjet nga Kongresi i Lushnjës, një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, i cili i mbylli punimet më 31 janar 1920.

Qëllimi i mbajtjes së këtij kongresi ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij. Në kongres morën pjesë rreth 50 përfaqësues nga pjesa më e madhe e krahinave të vendit.

Kongresi i Lushnjës mori vendime me rëndësi të madhe politike. Ai hodhi poshtë planet e Konferencës së Paqes në Paris dhe u shpreh për mbrojtjen, me çdo kusht, të tërësisë territoriale dhe të pavarësisë së plotë të shtetit shqiptar, brenda kufijve të përcaktuar nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913.

Gjatë punimeve të tij u miratua një akt kushtetues, në të cilin ripohohej sovraniteti i plotë i shtetit shqiptar.

 Kongresi zgjodhi organet më të larta të shtetit, përfshirë Këshillin e Lartë të përbërë nga katër anëtarë, i cili do të ushtronte funksionet e kryetarit të shtetit deri në përcaktimin e formës përfundimtare të regjimit.

Po ashtu, u krijua Këshilli Kombëtar me 37 përfaqësues, i cili do të ushtronte funksionet e parlamentit shqiptar. 

Me shumicë votash, Kongresi i Lushnjës rrëzoi Qeverinë e Durrësit dhe zgjodhi një qeveri të re kombëtare, të kryesuar nga Sulejman Delvina.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy