Neorealizmi italian dhe filmat shqiptarë/ Elezi: S’ka shumë gjëra që na lidhin, Përmeti: Ka influencuar (VIDEO)

Neorealizmi italian dhe filmat shqiptarë/ Elezi: S’ka shumë gjëra që na lidhin, Përmeti: Ka influencuar (VIDEO)

Një deklaratë regjisorit Kristaq Mitro dhënë disa ditë më parë në studion e lajmeve në MCN TV, se kinemaja shqiptare para viteve ’90 kishte vende-vende edhe qasje neorealiste nga kinemaja italiane, tregon edhe një herë përpjekjet e disa regjisorëve shqiptarë për të pasur në punën e tyre diçka jashtë normales dhe partisë-shtet.

Kineastja Iris Elezi dhe producenti kritik Genc Përmeti shpjegojnë për MCN TV qasjen neorealiste të regjisorit Kristaq Mitro për filmat shqiptarë.

Elezi është e mendimit që nuk ka shumë gjëra që e lidhin kinematografinë shqiptare me neorealizmin italian, ndonëse në sipërfaqe duket ndryshe.

Elezi thotë se:

Fatkeqësisht 30 vjet më vonë, ende ne jemi duke dyshuar, kush ishte identiteti, forma, ose rryma që duhet të konsiderohet kinematografia shqiptare. Më duhet të them nuk ka shumë gjëra, edhe pse në sipërfaqe mund të duket ashtu, që lidhin kinematografinë shqiptare me neorealizmin italian. Duhet parë çfarë e bën këtë rrymë, rrymë. Në lidhje me neorealizmin italian ishin xhirimet në lokacione reale, përdorimi i aktorëve jo profesionistë dhe tema të ditës. Në kinematografinë tonë shumica e prodhimeve filmike të Kinostudios ishin filma periudhe. Një nga shakatë që bëhen zakonisht, ishte që një nga filmat më të sigurt që mund të bënin kineastët shqiptarë ishin të merreshin me fitoren e Luftës së Dytë Botërore. Nuk kemi filma periudhe sikundër ishin filmat kontemporanë të neorealizmit italian. Një nga arsyet pse populli jonë ende është ende i lidhur me filmat e Kinostudios ishte sepse ne ndërtuam yje. Shumica e filmave neorealistë kanë punuar me aktorë jo profesionistë, njerëz të rrugës”.

Ndërkaq Përmeti është i mendimit që nerealizmi italian ishte i pranishëm si influencë në hapat e para të ndërtimit të kinemasë shqiptare.

Kinemaja shqiptare përherë është ushqyer me ato që ka pasur pranë, sidomos kinemanë italiane, pasi dihet që kinemaja italiane ka bërë një pjesë të historisë së kinemasë botërore, dhe duke qenë se ne kemi fatin që të jemi gjeografikisht shumë afër, natyrisht nuk mund të shpëtonim nga influencat e një kinemaje kaq të madhe dhe në këtë rast, ajo që ishte më e pranishme në hapat e parë të ndërtimit të kinemasë shqiptare ishte neorealizmi italian. Duhet të kuptojmë edhe një gjë, që në atë periudhë, sidomos në fillim të viteve ’50 regjisorët vërtet u formuan në akademitë e Evropës Lindore, por me ardhjen në Shqipëri ranë në kontakt...Mos harrojmë që një pjesë e filmave neorealistë italianë arritën të penetronin në bllokun lindor, pasi edhe vet tema e këtyre filmave ishte tema sociale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy