12 ditë grevë/ Shahu: Gjendja e naftëtarëve po përkeqësohet. Po vijojnë presionet kundër nesh (VIDEO)

12 ditë grevë/ Shahu: Gjendja e naftëtarëve po përkeqësohet. Po vijojnë presionet kundër nesh (VIDEO)

Prej 12 ditësh naftëtarët e Marinzës janë në grevë ku kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre nga ana e kompanisë Bankers Petroleum.

 

Dritan Shahu, kryetar i sindikatës së naftëtarëve tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se gjendja e grevistëve po përkeqësohet dhe se presioni ndaj tyre nga kompania Bankers vijon. 

 

Gjendja po rendohet. Përcollëm një nga grevistët për spital. 

 

Çdo ditë rendohemi. Dihet të ketë patjetër një reagim. Nuk e kuptojmë pse nuk ka ende një reagim. 

 

Punonjësit merren në telefon i dërgohen mesazhe dhe i thonë të paraqiten përndryshe do i heqin ditën e punës.

 

Kërkojmë dinjitet. Kërkojmë meritokraci. Kërkojmë të paguhemi për atë që japim në punë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy