Katër ditë pa asnjë rast të ri me koronavirus në Malin e Zi

Katër ditë pa asnjë rast të ri me koronavirus në Malin e Zi

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar sot, se brenda 24 orëve janë analizuar 122 mostra nga të cilat nuk ka raste të reja të infektuara me koronavirus.

Kjo është dita e katërt që në Mal të Zi nuk ka raste të reja me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Mal të Zi, prej fillimit të pandemisë me COVID-19 është 321. Të dhënat e fundit tregojnë se numri i personave të shëruar, ka qenë më i lartë se ai i rasteve të reja. Numri i të shëruarve shkon në 199, ndërsa në fazën e shërimit janë 115 persona. Në Mal të Zi kanë humbur jetën 7 pacientë me COVID-19.

Ndërkohë, Mali i Zi ka nisur lehtësimi i masave të ndërmarra për shkak të pandemisë, të cilat gradualisht do të zbuten gjatë 45 ditëve të ardhshme.

Masat e para parandaluese në Mal të Zi janë vendosur më 10 mars, kur autoritetet shëndetësore vendosën ndalimin e udhëtimit në vendet më të prekura nga koronavirusi, ndërsa pas shfaqjes së rastit të parë të infektuar me COVID-19 masat kufizuese kanë ardhur duke u shtrënguar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy