Shembet shkolla "Edith Durham"/ Qytetari: Duan të përfitojnë. Pula: Inertet zënë trotuaret, kushtet teknike janë të pazbatueshme (VIDEO)

Shembet shkolla "Edith Durham"/ Qytetari: Duan të përfitojnë. Pula: Inertet zënë trotuaret, kushtet teknike janë të pazbatueshme (VIDEO)

Shembja e shkollës “11 janari” në zonën e Bllokut ka shkaktuar shqetësim tek qytetarët për shkak të zhurmave dhe zënies së trotuareve nga inertet.

Gazetari Besmir Pula në një lidhje me studion e MCN Live tha se shembja e cila ka nisur prej kohësh paraqit edhe rrezikshmëri pasi nuk ka përfunduar ende.

Prej disa kohësh ka nisur shembje. Ka krijuar një lloj shqetësimi tek qytetarët dhe banorët, për shkak të zhurmave pluhurit dhe rrezikshmëri. Është shembur një pjesë por jo e gjithë.

Një nga banorët e zonës, tha se shkolla po prishet pasi duan të përfitojnë. Sipas tij nuk ishte e nevojshme të prishej sepse nuk kishte dëmtime.

Jam banor i zonës. Shqetësimi është pse prishet kjo shkollë. Është e vjetërsuar më thanë. Këtu del vjedhja, paraja, abuzimi dhe të gjitha me radhë.

Në asnjë mënyrë nuk duhet të ishte prishur. Jam ndërtues. Kjo shkollë ishte shumë e bukur. E bëri Enver Hoxha, e prishin këta. Mos raftë një tërmet këtu, se duhet që nuk mbetet më pallat në këmbë. Nuk kam nipër. U shemb vetë tha. Vetëm bomba atomike e shemb këtë.

Më tej gazetari Pula tha se shembja nuk është pritur mirë nga qytetarët e komunitetit.

Nga ana tjetër një shembje e tillë ka zënë trotuaret duke sjellë një shqetësim dhe për banorët që jetojnë në këtë zonë. Ky projekt do të kushtojë 372 milionë lekë me TVSH.

Shembja nuk është pritur mirë nga qytetarët në komunitet. Shkolla do të ndërtohet nga bashkia. Do të jetë një godinë e re, nga dy kate në katër.  

Gazetari Pula thotë se kushtet teknike janë krejtësisht të pazbatueshme dhe se e vetmja shenjë orientuese për ndërtimet që po kryhen është një rrjetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy