Emigracioni “modern”/ Iljazaj: Nga Shqipëria njerëzit po ikin përtej arsyeve ekonomike

Emigracioni “modern”/ Iljazaj: Nga Shqipëria njerëzit po ikin përtej arsyeve ekonomike

Arsyet se pse është rikthyer në masë të madhe emigracioni në vend, për pedagogun Ervis Iljazaj, nuk janë vetëm të aspektit ekonomik.

Në “StayTuned”, Iljazaj, numëron arsyet që për shqiptarët, që besohet të jenë përtej atyre ekonomike, në mungesë të sigurisë shëndetësore, juridike, rendit dhe sigurisë, etj.

Problemi i emigracionit ose i njerëzve të larguarve nga Shqipëria viteve të fundit, të cilët janë shume për hir të se vërtetës tashmë nuk është më problem vetëm ekonomik.

Zakonisht, thotë Niçe, “njeriu ka dy qëllime në jetë, të sigurojë mbijetesën dhe të sigurojë të ardhurat për familjen” dhe ajo që gjykoj unë më shumë se sa aspektet ekonomike, por ama ne kemi njerëz të cilët janë larguar familje që kanë pasur të ardhura të konsoliduar në vend, profesionist, shtresa e mesme që kanë pasur ardhura që nuk mund të futeshin në kategorinë me vështirësi ekonomike dhe prap janë larguar.

Pra, veçantia e emigracionit, viteve të fundit, kalon përtej arsyeve ekonomike.

Për mua është edhe çështje sigurie, siguria ka disa element, sigurua shëndetësore, juridike, siguria për jetën, siguria e drejtësisë, pra njerëzit nuk gjykojnë a ke vetëm të ardhura ekonomike, por gjykojnë ke një shëndetësi të mirë, a kemi një drejtësi të mirë, a ka siguri, a ka rend në këtë vend, këtu arsyet se pse largohen që largohet shqiptarët janë përtej aspektit ekonomik.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy