
Gazetari Mero Baze i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV duke folur për ndarjen nga jeta të kryepeshkopit Janullatos, u shpreh se problem ynë qëndron në faktin që ende ne si shoqëri mbajmë një qëndrim ateist.
Ai tha se me rëndësi mbetet të kuptojmë se si do të funksionojë kisha pas tij, pasi ajo ka një strukturë të gjerë, përfshirë shumë fëmijë dhe kisha që duhen mbajtur, si dhe sfida e korrupsionit në komunitetet fetare shqiptare është reale.
Sipas tij e gjithë kjo kërkon një personalitet të fortë që të mbajë kishat në këmbë, pasi, pa këtë, situata mund të degradojë.
Bostoni, se ajo është kisha shqiptare që kemi në kishën ortodokse të SHBA-së, jo vetëm që ishte kundër, po e përgatiti At Arturin që ta sillte, ta impononte si kryepeshkop të Shqipërisë.
Ka ardhur në një delegacion në vitin ‘93, me një katolik të Shkodrës, Gjon, dhe ata donin të bënin takim me gjithë komunitetet fetare në Shqipëri për të testuar mundësinë e emërimit të At Arturit si kryebeshkop.
Takuan të gjitha komunitetet fetare dhe pastaj shkuan dhe takuan kryebeshkopin Anastas. Kur dolën nga takimi me profesorin Anastas, thanë se nuk pa ndonjë gabim tek ai dhe ishin shumë të kënaqur.
Mitroja, kryeredaktori i LD-së dhe deputet, ishte i bindur se kjo ide për të sjellë At Arturin u hoq gradualisht, derisa vetë Artur Jolini më vonë u bë një mbështetës i madh i tij.
Problemi qëndron në faktin se ne, si shoqëri, ende mbajmë një qëndrim ateist, dhe kjo është një ndryshim i madh krahasuar me besimtarët ortodoksë, të cilët kanë një qasje tjetër ndaj botës shpirtërore dhe kanë një besim të fortë në njëri-tjetrin.
Ata nuk bëjnë gjyqe ndaj njëri-tjetrit, por pranojnë njëri-tjetrin. Autoriteti i At Arturit ka qenë i madh, dhe ai është vlerësuar si një personalitet i jashtëzakonshëm, më i madh se kryepeshkopi i Greqisë.
Megjithatë, duhet të kuptojmë se si do të funksionojë kisha pas tij, pasi ajo ka një strukturë të gjerë, përfshirë shumë fëmijë dhe kisha që duhen mbajtur, dhe sfida e korrupsionit në komunitetet fetare shqiptare është reale.
E gjithë kjo kërkon një personalitet të fortë që të mbajë kishat në këmbë, pasi, pa këtë, situata mund të degradojë.



