7 Tetori, Dita Ndërkombëtare e Punës së Denjë

7 Tetori, Dita Ndërkombëtare e Punës së Denjë

Më 7 Tetor, në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Punës së Denjë, një ditë simbolike që vë në qendër luftën për të drejtat e punëtorëve: sigurinë në vendin e punës, kushte më të mira pune, paga të drejta e të sigurta, mbulim shëndetësor dhe shoqëror, si dhe të drejtën për organizim sindikal. 

Këto janë shtyllat bazë të një pune me dinjitet dhe të një shoqërie të drejtë.

Që prej themelimit të saj në vitin 2008, miliona njerëz në të gjithë botën janë bashkuar në aktivitete për Ditën Botërore për Punë të Denjë (WDDW), duke kërkuar që puna e denjë të jetë prioritet në politikat qeveritare për zhvillim ekonomik. 

Kjo nismë synon ndërtimin e një ekonomie globale të re, që vendos në qendër njeriun dhe bazohet në Kontratën e Re Sociale.

Në këtë ditë, sindikatat anembanë botës ngrenë zërin për më shumë demokraci në vendimmarrje, kërkojnë punë të denjë për të gjithë dhe veprime urgjente për të ndalur ndikimin e tepruar të korporatave në politikat publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy