Momentet e fundit të komedianit të TikTok para se të ekzekutohej, talebanët pranojnë vrasjen (Video)

Momentet e fundit të komedianit të TikTok para se të ekzekutohej, talebanët pranojnë vrasjen (Video)

Talibanët kanë pranuar se kanë vrarë një komedian të TikTok në Afganistan pasi një video e tij duke u goditur me shuplakë nga dy burra u bë virale.

Komediani Nazar Mohammad, i njohur gjithashtu si Khasha Zwan është marrë nga shtëpia e tij në provincën jugore të Kandahar dhe më vonë është ekzekutuar.

Zëdhënësi Zabihullah Mujahid konfirmoi se dy burrat që goditën Muhamedin ishin talebanë dhe se do t'i arrestonin dhe do të gjykoheshin për vrasje, sjkruan Business Insider.

Mohammad fitoi popullaritet në Afganistan për shkak të postimeve humoristike në TikTok.

Vrasja e tij vjen mes luftimeve në rritje në Afganistan nxitur nga tërheqja e forcave ushtarake amerikane nga vendi.

Që kur Joe Biden njoftoi planet për t'u tërhequr në prill, talebanët kanë marrë territorin në të gjithë Afganistanin dhe sipas raporteve ata kontrollojnë 55% të vendit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy