Një avion i nisur nga Korfuzi i Greqisë, me destinacion Londrën bëri ulje emergjente në aeroportin e Fiumicinos në Romë, për shkak të turbulencave.
Aeroplani transportonte 181 persona, mes tyre 175 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit. Teksa fluturonte mbi hapësirën ajrore italiane më 19 gusht, ai u ndesh me problemet e motit të cilat shkaktuan turbulenca prej të cilave mbetën të plagosura dy stjuardesa.
Ulja emergjente në Fiumicino Airbus u bë pasi avioni hasi në turbulenca rreth orës 13:00 ndërsa avioni ishte në 8588 metra mbi nivelin e detit dhe udhëtonte me 779 kilometra në orë.
Goditja ndodhi teksa stafi i fluturimit po përgatiste karrocat e drekës dhe nuk kishin vendosur rripat e sigurimit.
Më pas pilotët vendosën të devijojnë rrugën dhe të ulen në Fiumicino në mënyrë që dy stjuardesat e plagosura të marrin ndihmën e parë.
Një pasagjer i tha britanikes Mirror se “dy anëtarë të ekuipazhit të kabinës u plagosën me një këmbë të thyer, gjë që rezultoi në një ulje emergjente në Romë për t’u dërguar në spital”.



