‘Tempulli’/ Shisnin doza kokaine në zona të ndryshme të qytetit, arrestohen 3 të rinj në Shkodër

‘Tempulli’/ Shisnin doza kokaine në zona të ndryshme të qytetit, arrestohen 3 të rinj në Shkodër

Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Shkodrës pasi akuzohet se shisnin doza kokaine ne zona të ndryshme të qytetit.

Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë vijuar punën në terren, të mbështetur nga inteligjenca policore, për goditjen e rasteve të prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike, në ambiente të ndryshme.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike, në qytetin e Shkodrës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar tip “Renault” në të cilin ishin 3 shtetas.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë poseduesit e dozave të kokainës, shtetasit: Shaban Emini, 21 vjeç, Sabjan Qekaçi, 20 vjeç dhe i mituri me inicialet K. S., 17  vjeç,  të tre banues në Shkodër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas shisnin doza lënde narkotike kokainë, në qytetin e Shkodrës, bashkë me shtetasin Xh. C., 21 vjeç, banues në Shkodër, i cili është shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy