Regjisori Kastriot Çipi thotë se për të mbyllur gojën atyre që flasin kundër vaksinës kundër Covid, Partia Konservatore ne Britani ka arritur në një vendim ekstrem duke përjashtuar një deputet dhe një veprim të tillë e cilëson jo demokratik.
Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, deklaroi se censurën do e legjitimonte me vendime gjykate dhe se bëhet censura zyrtare duke penalizuar dhe diçka të tillë e cilësoi si skandal.
Nëse ata janë deputet janë të zgjedhur. Kush je ti që i heq? Një parti që merr masa të tilla rrezikon të kthehet në parti totalitariste.
Ne kemi një Kushtetutë që thotë se censura paraprake për mediat është e ndaluar, se nuk kemi për deputetët.
Kemi dhe një parim tjetër kushtetues, që deputeti nuk mban përgjegjësi për opinionet e shprehura.
Në vijim Çipi, tha se është pro censurës, por për censurë të rregulluar me ligj.
Unë jam që të ketë censurë për dhunën në Shqipëri, ne i ekspozojmë fëmijët ndaj dhunës nga mëngjesi deri në darkë. Edhe për skenat e seksit duhet censurë.
Nëse ekspozon një të mitur ndaj dhunës, pornografisë dhe kategorive të ndaluara, t’i duhet të kesh penalitet.
Ne i kemi të ekspozuar fëmijët ndaj banaliteteve dhe kërkojmë censurë mos fol për Covidin, për Ukrainën.
Çipi shtoi se nga vaksina kundër Covid kanë vdekur shumë njerëz dhe po vazhdojnë të vdesin dhe se 70% e atyre që vdesin nga Covidi, kanë marrë dy doza vaksinash.
Edhe në Shqipëri ka dy vjet që ka rritje eksponenciale të vdekjeve për shkaqe të panjohura me të cilat nuk merret askush.
Sa kanë vdekur nga vaksinat MRNA anti-Covid, nuk kanë vdekur në 100 vjet nga të gjitha llojet e vaksinave.
Kjo vaksinë është 50 herë me më shumë efekte anësore se të tjerat. Më mbron nga gripi dhe më vdes me vaksinë.



