Dhëndri i vrau të bijën, babai i Caroline: Do ta kisha vrarë!

Dhëndri i vrau të bijën, babai i Caroline: Do ta kisha vrarë!

Babai i 20-vjeçares Caroline Crouch ka treguar momentin kur mësoi se dhëndrri i tij, Babis Anagnostopoulos i kishte vrarë të bijën. Për mediat britanike, i ati i të ndjerës, David Crouch ka treguar se zija për vajzën iu kthye në inat dhe revoltë pasi mori vesh se dhëndri i tij ishte marrë nga policia ndërsa ndodhej në varrin e Caroline.

Kur e mora vesh më vonë, i vetmi peng që kisha ishte që nuk e dita sa isha aty”, thotë ai për The Sun. “Do t’ia kisha hedhur kokën në erë dhe do të isha i gatshëm t’i vuaja pasojat”.

David tha se ai dhe bashkëshortja e tij Susan mësuan për ngjarjen e rëndë nga fqinjët e tyre në ishullin grek, Alonissos. “Nuk do ta harroj kurrë sesi u ndjeva. Ishte sikur një dorë e akullt mu fut në kraharor dhe më nxori zemrën. Ishte dita me e keqe e jetës time”.

Ndërkohë, prindërit e Caroline kanë marrë tashmë edhe kujdestarinë e Lidias, vajzës së vogël që ka mbetur e vetme pasi nëna iu vra dhe babai ndodhet pas hekurave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy