Vendimtar supergoli i Bajramit, Shqipëria barazon në transfertë ndaj Çekisë

Vendimtar supergoli i Bajramit, Shqipëria barazon në transfertë ndaj Çekisë

Shqipëria ka barazuar 1-1 në transfertë ndaj Çekisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Një supergol i Nedim Bajramit në minutën e 66-të, i dha barazimin e artë kuqezinjve.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta nisi me gol për çekët, që shënuan me Provod në minutën e 48-të, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Gjithsesi Çekia kaloi në avantazh në minutën e 56-të, me Cerny. Ky avantazh zgjati pak, pasi 10 minuta më vonë, Nedim Bajrami vendosi baraspeshën, duke shënuar një supergol nga jashtë zone.

Rezultat nuk ndryshoi deri në fund dhe Shqipëria merr një barazim të artë, në transfertë, ndaj njërit prej rivalëve direkt për vendin e parë.

Sa i përket renditjes, në Grupin E, Çekia mban vendin e parë me 8 pikë, 1 pikë më shumë se Shqipëria e vendit të dytë, ndërsa Polonia mban vendin e tretë me 6 pikë. Pikërisht me polakët, Shqipëria do të përballet pak ditë më vonë në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy