Ministria e Transportit: Rrugët ku qarkullohet me zinxhirë

Ministria e Transportit: Rrugët ku qarkullohet me zinxhirë

Ministria e Transportit jep infomacion mbi gjendjen e rrugëve të vendit. Asnjë prej akseve kombëtare nuk është i bllokuar.  

Kështu, në Rajonin Verior Shkodër: Ka përmirësim në qarkullimin e akseve të këtij rajoni. Shumë nga akset e Dibrës dhe Kukësit sot janë raportuar që qarkullohen pa zinxhirë ose pjesërisht pa zinxhirë. Në të gjitha akset mjetet dhe punëtorët janë në gadishmëri për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Ka përmirësim të qarkullimit në të gjitha akset e këtij rajoni. Vetëm segmenti Qafë Mollë - Bizë dhe Vilat Qeveritare - Antenat, qarkullohen me zinxhirë. Me kujdes duhet qarkulluar edhe në drejtim të Krrabës, e Sarisalltikut.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër:  Në Qarkun e Korçës qarkullohen me zinxhirë vetëm tre akse, Boboshticë - Dardhë, Korçë - Voskopojë dhe Ersekë - Leskovik.

Në Gjirokastër, ka disa segmente me zinxhirë, si Përmet - Çarshovë dhe Erind - Çajup.

Në Vlorë, qarkullimi në Llogora kryhet pa zinxhirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy