Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve/ 1432 pemë për fëmijët e vrarë në luftën e Kosovës

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve/ 1432 pemë për fëmijët e vrarë në luftën e Kosovës

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, në shenjë kujtimi të përjetshëm të 1432 fëmijëvë martirë, të vrarë e të masakruar nga Serbia në Kosovë, në periudhën e viteve 1981 -1999, do të përurohet Billbordi (me pamje të Obeliskut) me dimensione 3 metra të gjerë e 4  metra të gjatë, i cili do të vendoset përballë Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.

Sipas organizatorëve, po në atë vend do të ngritet Kompleksi Memorial në formë OBELISKU, i gjatë 30 metra dhe i gjerë 20 metra, në një sipërfaqe prej një hektarësh, ku do të mbillen 1432 pemë të tipit “poni” japonez, dhe në secilën pemë do të jetë nga një emër i fëmiut të vrarë, data e lindjes dhe e vrasjes së tij.

Ky Kompleks Memorial, sipas dizajnuesit Prof.dr.Rrezeart Galica do ta ketë pamjen e nje mini- parku nacional, në të cilin do të mbillen lule të freskëta në të katër stinët e vitit. Do të ketë pushimore dhe vendparkim për veturat e vizitorëve, për ti kujtuar kësisoj fëmijët e pafajshëm të vrarë nga forcat shtetit serb në Kosovë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy