
Është zhvilluar mbledhja e parë e Komisionit Hetimor të ngritur ndaj presidentit Ilir Meta, për shkelje të Kushtetutës, me pretendimet e Partisë Socialiste se presidenti, ka bërë thirrje për dhunë në fushatën zgjedhore të 25 prillit.

Kryetari i Komisionit Hetimor Alket Hyseni theksoi puna e anëtareve të komisionit do të bazohet jo në emicionet politike por në ligj dhe Kushtetutë.
“Do të bazohemi vetëm mbi detyrimin tonë Kushtetues, rregulloren e Kuvendit dhe ligjet e Komisionit të Ligjeve. Objektivi përcaktohet nga vendimi i parlamentit për ngritjen e këtij Komisioni mbi kërkesën e deputetëve. Meta nuk u paraqit në Komisionin e Ligjeve, më tej Komisioni paraqiti raportin Kuvendit për hetimin nëse aktet dhe deklarata e Metës para, gjatë dhe në heshtjen zgjedhore janë në shkelje të Kushtetues, nëse ka nxitur urrejtje dhe dhune. Do i qëndrojmë strikt objektit të punës. Sekretare zgjidhjet Klotilda Bushka. (...) Nuk është ndonjë kënaqësi e madhe që të ngrihet ky Komision, por në kushtet kur jemi duhet që ta marrim me kujdes dhe gjakftohtësi.
Në mënyrë që të krijojmë një ekspoze të plotë, apo problemet që mund të dalin nga dëshmitarë, institucione. Sa i takon planit të sotëm, që është detyrë e kryetarit, bazohet në ngritjen e hetimit dhe të drejtën që ka Presidenti për t’u shprehur në këtë komision. Ky komision përtej të drejtës së Presidentit, ka të drejtën të thirrë Presidentin në një dëgjesë që do të jetë e nevojshme. Pikë tjetër e planit paraprak është marrja e të dhënave, këtu do të mbahet parasysh kërkesa juaj që të kemi pamje filmike apo të dhëna nga AMA mbi publikime, në rrjete sociale, apo media të caktuara. Pikë e katërt është përgatitja e planit përfundimtar të hetimit.
Do të ketë pikë të pestë për marrjen e ekspertëve vendas apo të huaj. Duhet të kemi konsulentët e ekspertëve, që do të na ndihmojnë në çështje të doktrinës, apo jurisprudencës së Gjykatës tonë, apo atyre Evropiane.Do të kemi një dëgjesë me Presidentin e Republikës. Do të miratohet raporti përfundimtar, e më pas, do të jetë Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për të vendosur nëse ka shkaqe të parashikuara nga Kushtetuta për shkelje të rëndë të Kushtetutës. Do të mblidhemi që ta përmbushim detyrën tonë me kujdes”, u shpreh Alket Hyseni.
Nga ana tjeter, Spartak Braho, njeri prej antarëve të Komisionit Hetimor ka kerkuar qe te merren ne administrim si prova jo vetem deklaratat me shkrim por edhe ato video. Po ashtu ai kerkoi qe anetaret e Komisionit te mos prononcohen per mediat gjate kesaj periudhe.
„Ne do të hetojmë nëse ka shkelje të rëndë apo jo nga ana e Presidentit të Republikës. Ne duhet të jemi shumë korrekt me median. Për mua as Prokurori dhe as Gjykata nuk duhet të flasë publikisht. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm për këtë çështje, nuk duhet të prononcohemi me qëllim që të shmangim akuzat e pamatura”, tha ai.
Në fjalët e para të mbajtura, është dakordësuar se opinioni i Komisionit të Venecias, do të merret parasysh në seancat e mbledhës së këtij organi.
Gjithashtu, është kërkuar nga deputetja Vasilika Hysi, se mediat dhe presidenti, duhet të vihen paraprakisht në dijeni mbi mbledhjet që do të zhvillohen.
Prononcimet ndërkaq nuk do të bëhen nga anëtarët e komisionit. Pamjet filmike të presidentit dhe thirrjeve të tija janë kërkuar si prova shqyrtimi.
Ky komision i posaçëm, do t’i paraqesë Kuvendit një raport. Ky i fundit, nëse e voton shkarkimin e Metës, e çon çështjen më pas në Gjykatën Kushtetuese.
Kushtetuesja, është ajo që ka vendimin përfundimtar mbi fatin politik të presidentit, nëse ai qëndron në detyrë apo jo.



