Poker në lokal, arrestohet pronari dhe procedohen 10 klientë

Poker në lokal, arrestohet pronari dhe procedohen 10 klientë

Pronari i një lokali në Elbasan është arrestuar pasi ushtronte aktivitete të kundërligjshme të lojërave të fatit.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë A. P., 57 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan. Ndërkohë janë proceduar penalisht dhe 10 shtetas të tjerë, klientë në lokal.

“Në kuadër të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Elbasan, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. P., 57 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan, pronari i lokalit ku ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit V. T., D. S., M. G., Sh. H., P. B., S. D., A. B., K. C., B. K. dhe B. L., klientë në lokalin e shtetasit A. P., të cilët u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një tavolinë pokeri, çipsa, zare, letra bixhozi, lekë dhe sende të tjera. ”, bëjnë me dije burimet zyrtare.

Materialet u rereferuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy