Vrasja e 14 vjeçarit/ Dervishi: Tërmet në shoqëri, po rriten breza shumë agresivë

Vrasja e 14 vjeçarit/ Dervishi: Tërmet në shoqëri, po rriten breza shumë agresivë

Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për vrasjen e 14 vjeçarit jashtë ambienteve të shkollës Fan Noli pas një konflikti mes disa të miturve.

Dervishi tha se adoleshentët e sotëm janë jashtëzakonisht agresivë dhe se asgjë nuk ka ndryshuar në kulturën e dhunshme shqiptare në këto 30 vite.

Sipas tij kjo ngjarje na vë në pikëpyetje nëse duhet ti rrisim këtu fëmijët apo ti largojmë jashtë.

Kjo nxjerr në pah një numër problemesh që ka shoqëria. Nuk është rast i vetëm dhe sporadik. Ka patur dhe te tjera. Si u vra më thikë djali i një koleges tonë gazetare, 18 vjeç. Rritur dhe edukuar shumë mirë, në moshën 18 vjeçare vritet me thikë.

Ajo që vë re unë, ne po rrisim breza shumë agresivë. Në krahasim me atë që do të pretendonim 30 e ca vjet post demokraci, kemi mbetur në këtë kulturë, siç kemi ardhur nga familje shumë të dhunshme. Nuk ka asnjë ndryshim.

Ne akoma edukojmë adoleshentë të egër, të dhunshëm, që zgjidhin problemet me anë të dhunës, goditjes, rrahjes, etj. Kjo ngjarje duhet të shkaktojë tërmet në shoqërinë shqiptare. Nuk është asgjë droga që u kap, para kësaj, se çfarë brezash po edukojmë ne.

E fundit, këta fëmijë që kemi në shtëpi, duhet ti rrisim në Shqipëri që të kenë këtë fat, apo duhet ti hedhim jashtë?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy