Aksidentohet autobusi me serbë në Bullgari, në mjet 38 fëmijë (VIDEO)

Aksidentohet autobusi me serbë në Bullgari, në mjet 38 fëmijë (VIDEO)

Një autobus me 48 shtetas serbë është aksidentuar në autostradën Trakia në Bullgari. Në autobusin e aksidentuar ndodheshin 38 fëmijë, 10 të rritur dhe shoferi.

Sipas Ministrisë bullgare të Shëndetësisë, nuk pati viktima, ndërsa 12 persona u plagosën, mes të cilëve 8 fëmijë dhe 4 të rritur.

Ministria njoftoi gjithashtu se nga aksidenti janë lënduar rëndë një fëmijë dhe një i rritur. Të gjithë pasagjerët e lënduar janë transportuar në spitalin e Stara Zagorës, që është më afër vendit të aksidentit.

Sipas mediave bullgare, pasagjerët kanë arritur të dalin nga automjeti i përmbysur përmes xhamave, të cilët u është dashur t’i thyjnë. Personi që ka mbetur i plagosur rëndë është shoferi i autobusit.

Sipas informacioneve jozyrtare, policia bullgare ka kryer testin e alkoolit te drejtuesi i mjetit, i cili nuk rezulton të ketë qenë i dehur.  Fëmijët udhëtuan nga Nessebar. Ata janë pjesë e ansamblit folklorik JU-LIRA.

Në vendngjarje mbërritën dy autoambulanca, një zjarrfikës dhe disa mjete policie. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy