Ligji për efiçencën e energjisë/ Çekrezi: Sfidë ambientet e përbashkëta. Nëse qytetarët bëhen bashkë në investime, kostot më të ulëta 

Ligji për efiçencën e energjisë/ Çekrezi: Sfidë ambientet e përbashkëta. Nëse qytetarët bëhen bashkë në investime, kostot më të ulëta 

Eksperti i energjisë së rinovueshme Anduel Çekrezi duke folur në emisionin "FactCheck" të gazetarit Arsen Rusta mbi ligjin e ri për efiçencën e energjisë tha se qëllimi është të shkohet tek ndërtesat me zero emetime. Ai vuri në dukje se projektligji është detyrues për objektet publike. 

Çekrezi konsideroi si sfidë të madhe administrimin e ambienteve të përbashkëta, duke shtuar se nëse qytetarët bëhen bashkë në investime, kostot e impjanteve do të jenë më të ulëta. Ai shtoi se ka godina private që e kalojnë testin për efiçencën e energjisë, ndërsa vuri në dukje nevojën për zgjerimin me ekspertë në këtë fushë. 

Qëllimi është shkojmë drejt ndërtesave me zero emetime, të prodhojnë vet energjinë, ta konsumojnë dhe të mos ndosin ambientet. Në shumicën detyruese të rasteve bëhet fjalë për ndërtesa publike, ku shteti duhet të investojë para për të rritur efiçencën e tyre. Detyruese do jetë për ndërtimet e reja, publike dhe private, që duhet të parashikojnë infrastrukturën energjitike, dhe mundësinë e karikimit të mjeteve elektrike. Duhet një bashkëpunim i qytetarëve si komunitet, dhe besoj që do ketë një rregullim te ligji i bashkëpronësisë. Sepse nëse bëhen bashkë dhe instalojnë një impiant, ai do jetë në të mirë të godinës. 
 

Ligji i ri parashikon edhe ngritjen e komuniteteve të energjisë. Banorët mund të instalojnë një impiant mbi tarracën e godinës, dhe t’i kenë benefitet bashkë. Komunitetet do kenë mundësi të thithin këto fonde në mënyrë që të rrisin efiçencën e ndërtesave ku banojnë. Ligji parashikon të paguajë sa kursen. Mund të ketë kompani private që japin shërbime energjetike. Mund të jetë kompania që instalon sistemin fotovoltaik dhe qytetari i jep pagesën mujore dhe në fund fare mbetet investimi i tij.
 

Karikimi inteligjent ka të bëjë me një mënyrë karikimi dinamike. Nëse do karikosh mjetin tënd gjatë natës, jo në pikun ku të gjithë konsumojnë energji...Unë mendoj që do duhet të ndryshojë qasja për familjarët, sepse natën energjia është më e lirë, në Shqipëri s’ka një tarifim piku, por besoj se kjo duhet të ndryshojë për mirë. Karikimi me dy drejtime është që mjeti përveçse merr energji edhe mund të marrë. Kur objekti ka nevojë për energji, mund ta marrë nga mjeti. Mendoj që ka objekte që e kalojnë testin e efiçencës së energjisë, te pjesa private, ndërtime cilësore. 
 

Ka një agjenci që certifikon ekspertët për auditimin e energjisë. Do duhet të zgjerohet më tepër, me këtë ligj do jetë e nevojshme të të certifikohen ekspertë të rinj. Në Shqipëri s’ka pasur një strategji të qartë të diversifikimit të energjisë. Politikat diverisifkuese, që ka qenë një nga temat që ne si ekspertë e themi gjithmonë, se është e vetmja mundësi. Kemi disa impiante të mëdha të ngritura. Jemi pak mbrapa, por po bëjmë hapa të mëdha. Vendet e rajonit do kenë kosto galoponte për të kaluar në tranzicionin e energjisë së gjelbër”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy