Dhoma e ulët e Parlamentit në Luiziana, një shtet në jug të SHBA-ve, miratoi një ligj që kualifikon pilulën e abortit si një substancë të rrezikshme në të cilën duhet të kufizohet aksesi.
Luiziana ka ndaluar pothuajse të gjitha abortet që nga viti 2022 .
Rreth njëzet shtete kanë ndaluar ose kufizuar rreptësishtë abortin.
Projektligji i miratuar të martën nga Dhoma e Përfaqësuesve e Luizianës duhet të miratohet edhe nga Senati i Shtetit.
Sipas ligjit të propozuar, mbajtja pa recetë mjekësore e misoprostolit dhe mifepristonit do të dënohet me pesë vjet burgim dhe 5000 dollarë gjobë.



