Foto / Aktori Idris Elba: Nuk do të martohem më

Foto / Aktori Idris Elba: Nuk do të martohem më

Idris Elba është një nga aktorët më të kërkuar për momentin, teksa aktualisht është përfshirë në pesë projekte filmash.
Duke reflektuar për punën e tij, aktori 44-vjeçar ka folur për revistën Essence ku ka pranuar se ai nuk është i gatshëm për premtim martese pas dy dështimeve të tilla.
“A do të martohem prapë? Nuk mendoj. Po, nuk mendoj kështu. Martesa është një lloj institucioni. Dhe unë kam mbaruar punë me të.

Nuk është për të gjithë. Nuk është një thirrje e jetës sime”, ka thënë aktori.
Elba ka arsye të jetë i kujdesshëm. Martesa e tij e parë me artisten e make up Hanne Norgaard me të cilën janë prindër të adoleshentes Isan, përfundoi në 2003 vetëm pas 4 vitesh martesë.
Martesa e dytë, me avokaten e pasurive të paluajtshme Sonya Hamlin, dështoi vetëm 6 javë pasi çifti u kurorëzua në 2006. 
Aktualisht ai është në një marrëdhënie me Naiyana Garth, nënën e djalit të tij Ëinston, që nga viti 2013.

Por teksa jeta e tij dashurore është një subjekt i ndjeshëm, ai pranon se dy fëmijët e tij kanë pasur ndikim në rinovimin e pamjes së tij.
“Sepse jam 44 vjeç me një djalë vetëm 2 vjec e gjysmë, unë luaj me të, dhe më pas jam në koncertin e Drake me vajzën time adoleshente. Të kem fëmijë të vegjël, më bën të ndihem i ri, pa dyshim...”, ka thënë Elba.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy