
Pasi pranoi së fundmi në gjykatë mundësinë e rrallë të efekteve anësore të rrezikshme, ndonjëherë edhe vdekjeprurëse, AstraZeneca ka tërhequr nga tregu vaksinën e saj kundër Covid.
Mjekja Aurora Dollenberg tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se tashmë nuk ka më rrezik për tromboza, pasi kjo është një simptomë akute e vaksinës, por shumë probleme të tjera si mungesa e vitaminave, depresioni, çrregullime të gjumit dhe lodhje të pashpjegushme lidhen me këtë gjë.
Sipas Dollenberg, pacientët shqiptarë që janë vaksinuar me AstraZeneca (personeli shëndetësor dhe mësuesit) duhet të shkojnë tek mjeku dhe të bëjnë kontrolle.
Ka qenë numri në rritje i akuzave dhe padive nga pacientët ajo që e ka detyruar firmën britanike që ta pranojë që efektet anësore mund të shkaktojnë jo vetëm tromboza akuze, por tromboza që mund të pasohen dhe nga vdekja. Si pasojë e këtyre padive, AstraZeneca ka marrë vendimin për të limituar kostot dhe dëmshpërblimet që duhet t’i paguajë pacientëve dhe ka vendosur që të tërhiqet nga tregu si një vaksinë jo e sigurt.
Faktet janë gjithnjë e më tepër në akumulim, ne po i mbledhim shqetësimet e pacientëve, jo vetëm për pasojat akute. Një vaksinë e AstraZeneca gjatë pandemisë shkaktoi tromboza në tru, tromboza të këmbëve dhe komplikacione duke bërë që VariVax të stopohej.
Në Shqipëri u dhanë dhe tek personeli shëndetësor, tek mësuesit. Shumë kategori të rëndësishme u vaksinuan me AstraZeneca. Pasojat akute nuk mund të shfaqen më, ato paraqiten direk pas vaksinës. Ato që jemi duke mbledhur si shqetësime janë pasojat afatgjata, që janë në spektrin e çrregullimit të trurit në formën e ankthit, depresionit, kemi çrregullime të nervave. Shumë pacientë referojnë dhe për një lodhje kronike që nuk arrijnë ta shpjegojmë me sëmundjet e tjera.
Pacientët që kanë marrë AstraZeneca të jenë më të kujdesshëm, të shkojnë tek mjeku u familjes dhe të bëjnë Check-up për të parë nëse kanë mangësi të ndryshme në vlerat e gjakut, nëse kanë ndryshime pulmonare, nëse çrregullimi i humorit është i adresuar dhe pas vaksinimit.
Dollenberb sqaroi se nuk ka asnjë të dhënë që vaksina e Pfizer e cila lejohej të bëhej dhe nga gratë që kishin të planin të bënin një fëmijë të ketë ndikuar në fertilitetin e tyre.



