Reforma zgjedhore/ Përfaqësuesja e OSBE: Do vijojnë takimet edhe me aktorë të tjerë

Reforma zgjedhore/ Përfaqësuesja e OSBE: Do vijojnë takimet edhe me aktorë të tjerë

Në një postim në rrjete sociale Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Clarisse Pasztory pas takimit me bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj tha se do të vijojë takimet gjithëpërfshirëse për reformën, duke nënkuptuar se do të takojë edhe aktorë të tjerë të opozitës, përfshirë edhe opozitën e Rithemelimit.

U takova sot me bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mirëpres rifillimin e punës përmbajtjesore të premten dhe përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë dhe ekspertizë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR. Do të vazhdojmë takimet gjithëpërfshirëse për këtë reformë të rëndësishme, gjatë ditëve në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy