Në seancën për dhënien e masës së sigurisë për Klered Bozhanaj, i cili plagosi efektivin e repartit “Shqiponja”, gjatë aksionit për kapjen e tij, 42-vjeçari ka shfaqur paqëndrueshmëri mendore.
Ai ka deklaruar se është amerikan dhe jo shqiptar, duke shfaqur paqëndrueshmëri mendore.
Edhe avokati i tij i mbrojtjes Roland Llalla, kërkoi ekspertimin e gjendjes mendore dhe shtrim të detyruar spitalor, por gjykata caktoi “arrest me burg”.
Plagosja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, ku shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar.
Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor Edlir Alleshi.



