Italia mbyll klubet e natës, maska e detyrueshme me fasha orari

Italia mbyll klubet e natës, maska e detyrueshme me fasha orari

Italia ka njoftuar se do të mbyllë klubet e natës për shkak të percipitimit të situatës me pandeminë e koronavirusit.

Një nga vendet më të goditura në Europë, më herët pati shënuar sukses në luftën kundër COVID-19, pasi për disa ditë radhazi shifra e rasteve të reja ishte diku afër 150. Por së fundmi nga gadishulli Apenin njoftohet se rastet e reja me koronavirus kanë shkuar në 600, duke bërë që autoritetet shëndetësore të alarmohen.

Si rrjedhojë një nga masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga e hëna është mbyllja e klubeve të natës, por edhe bërja me detyrim e maskave nga ora 18:00 deri në orën 06:00 me kohën lokale, në hapësirat publike ku distancimi fizik nuk është i mundur.

Masat janë pjesë e një dekreti të nënshkruar nga Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza dhe do të qëndrojnë në fuqi deri më 7 shtator. Këto masa u morën sot pas takimit të ministrave të shëndetësisë në të gjithë rajonet e Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy