Çmimi i fruta-perimeve ka ardhur duke u rritur në vendin tonë. Nga një vëzhgim i MCN Live në tregun tek ish-Uzina Dinamo, çmimet e domates variojnë nga 250-350 lekë për kg, ndërsa specat tregtohen me 300-400 lekë për kg.
Gazetarja Sabina Nika në një lidhje me studion e MCN Live tha se sipas tregtarëve rritja ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimit në pikën e shumicës, dhe e gjithë kjo ndikohet nga karburantet.
Megjithatë Nika thotë se ka një stabilizim të çmimeve në krahasim me disa ditë më parë kur një kg domate tregtohej me 500 lekë kg.
Ndërsa për qytetarët, blerja e shumë produkteve është kthyer në një luks.
“Domatet janë bërë luks, le që janë të papjekura nuk janë të vendit”, tha një prej qytetarëve.
Një nga tregtarët tha se kanë dalë dhe produktet shqiptare, por edhe ato kanë kosto të lartë.
Ka luhatje të çmimeve. Pritet që çmimi i disa produkteve të ulen. Flasim për produktet që janë të sezonit.
Ka filluar të dalë dhe domatja shqiptare, por edhe ajo ka koston e vet. Ajo që bëhet ne serra, do ngrohje dhe kjo kushton.



