Edhe Suedia e kërkon Assange-in, rihapet procesi për përdhunim

Edhe Suedia e kërkon Assange-in, rihapet procesi për përdhunim

Prokuroria suedeze ka kërkuar arrestimin e Julian Assange me akuzën për dhunë seksuale, hapi i parë në kërkesën për ekstradim nga Mbretëria e Bashkuar.

Më 13 maj, hetuesit suedezë rihapën rastin për akuzat për përdhunim kundër themeluesit të WikiLeaks, i cili është nën arrest në Britani, pasi u dëbua nga Ambasada e Ekuadorit në Londër, që i kishte dhënë atij azil.

Prokurorja suedez, Eva-Marie Persson, njoftoi sot se, nëse gjykata do të lëshojë një urdhër arresti për Assange, "për një rast të dyshuar për përdhunim, unë do të kërkoj një urdhër arresti evropian".

Ndaj Assange, i cili është në burg në Britaninë e Madhe për shkeljen e lirimit me kusht, është në fuqi edhe një kërkesë për ekstradimin e tij në SHBA, e cila e akuzon atë për publikimin e disa dokumenteve konfidenciale.

Organi i akuzës në Suedi pret që autoritetet britanike të vendosin nëse ka konflikte midis urdhër-arrestit evropian dhe kërkesës amerikane për ekstradim.

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy