
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka deklaruar se shpreson që Prishtina dhe Beogradi do ta pranojnë planin franko-gjerman.
Duke folur për “Deutsche Welle” Borrell tha se ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin serb, Aleksandar Vuçiçin për takim më 27 shkurt në Bruksel.
“Jam takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Do të takohem me të dy në Bruksel më 27 shkurt, po i kam ftuar për të pasur një ditë të plotë diskutime. Është një propozim në tryezë. Shpresoj që ata të jenë në gjendje ta pranojnë këtë propozim si rrugë për t’i normalizuar marrëdhëniet mes tyre”, ka thënë Borrell.
Ky i fundit u takua të shtunën në Mynih me kryeministrin e Kosovës dhe Presidentin e Serbisë, në kuadër të Konferencës për Siguri.



