Si lëvizën miliona emigrantë drejt Europës në 15 vite pas terrorit në Lindje (VIDEO)

Si lëvizën miliona emigrantë drejt Europës në 15 vite pas terrorit në Lindje (VIDEO)

Kjo hartë tregon lëvizjen e miliona emigrantëve drejt Europës në 15 vitet e fundit, gjatë asaj që studiuesit e cilësojnë si një periudhë të paprecedentë.

Në këtë video tregohet rrugëtimi i njerëzve gjatë krizës së refugjatëve që ka mbërthyer kontinentin për vite me radhë.

Harta “e nxehtë” tregon se si emigrantët lëvizin shpesh nga vendet e varfra tek vendet e zhvilluara në përpjekje për t’iu larguar konfliktit të armatosur.

Ekziston gjithashtu një lidhje e ngushtë mes terrorizmit dhe fluksit të madh të refugjatëve, pasi njerëzit tentojnë t’i shpëtojnë rrezikut duke udhëtuar drejt vendeve të sigurta.

Qytetet janë pika kryesore e pritjes për të sapoardhurit, ku ata mund të sigurojnë mbrojtjen, kujdesin dhe integrimin e të ardhurve.

Të paktën 80 qytete në Mbretërinë e Bashkuar janë angazhuar për mikpritjen e refugjatëve dhe azilkërkuesve.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe qytete të shumta në Gjermani e Francë.

Instituti i kërkimeve “Igarape” shkruan se bota po përballet me nivele të paprecedentë të zhvendosjes së popullsisë. Sipas raportit të fundit të paktën 65 milionë njerëz janë në lëvizje. Kjo do të thotë që 1 në 100 njerëz zhvendoset globalisht nga shtëpia e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy